Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin ‘Glamour Zone’ ku ka rrëfyer detaje të reja nga jeta e tij private. Edhe pse ka disa javë që është larguar nga programi, ai vijon që të jetë në qendër të vëmendjes. Fillimisht mori vëmendjen e të gjithëve për shkak të të dashurës së re, të cilën e gjeti pasi doli nga emisioni.
Ndërsa së fundmi, Riniani ka zbuluar detaje të ndryshme nga jeta e tij private. Ai ka rrëfyer për herë të parë ofertën më të madhe që ka marrë nga një femër.
Cila ka qenë oferta më e çmendur që ke marrë nga një femër pas fame?
“Në fakt kanë qenë 2. Njëra më ka ofruar 70 mijë dollarë, ndërsa tjetra 50 mijë. Të dyja jetonin në Amerikë, dhe kërkonin të kishin fëmijë me mua. Nuk dëshironin që unë të mbaja asnjë përgjegjësi për fëmijën, vetëm të isha babai, dhe shpresonin që do të më ngjante mua. Por kam refuzuar, nuk do të pranoja për asnjë arsye në botë.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post