Ish-komandanti i flotës detare Vladimir Beja ka deklaruar deklaruar se ishulli i Barketës nuk përbën problem dhe se po përdoren si karrem. Sipas tij, marrëveshja me Greqinë ka dështuar pasi nuk janë publikuar disa dokumente të vjetra nga ministria e Jashtme të nënshkruara nga Mehdi Frashëri në kohën e mbretit Zog.
Beja tha se kishte një vendim qeverie edhe në vitin 1946 me firmën e Enver Hoxhës që përcaktonte qartë gjysmën e kanalit të Korfuzit.
“Marrëveshja e parë nuk ekziston është nul. Barketa për Greqinë s’përbën problem, është karrem për të mbuluar pjesën veriore të Korfuzit. Marrëveshja e parë nuk ekziston është nul. Barketa për Greqinë s’përbën problem, është karrem për të mbuluar pjesën veriore të kanalit të Korfuzit. Shteti grek kërkon të përfitojë. Shkaqet kryesore të dështimit të marrëveshjes me Greqinë është se nuk kemi respektuar institucionet, nëse institucionet do kishin bërë punën do ishin 6 ministri.
Ku kam bërë marrëveshjen me Greqinë përballë kisha mbi 20 e ca përballë ne ishim 9 veta. Po të ishte respektuar ministria e Jashtme dhe zv.ministri që është sot apo ministri që ishte dje, po të kishte marrë një hartër të firmosur nga Mehdi Frashëri në atë kohë zv,ministër i Jashtëm në 1920 i firmosur me një admiral për Korfuzin. Keni dekretin e Zogut, përsëri kanalin e Korfuzit i ndarë mes përmes dhe jo i delimituar si piramida por në 5 pika. Ke një vendim qeverie 1946 me firmën e Enver Hoxhës dhe ky përcakton qartë ato që kishte Zogu gjysmën e Kanalit të Korfuzit, edhe ky këtë bën të njëjtën gjë dhe këtë letër ia ka dërguar ambasadorit tonë në Paris,” – u shpreh ai në emisionin “Repolitix”.
Diskutime rreth kësaj post