Ish kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi i ka dërguar shkresë Sali Berishës dhe strukturave të tjera të Partisë Demokratike dhe kërkon përjashtimin e deputetit Flamur Noka. Elezi thotë se Noka duhet shkarkuar pasi hodhi firmën për regjistrimin e Marko Dajtit si kandidat për bashkinë e Tiranës.
Elezi ka publikuar shkresën me firmën e Flamur Nokës dhe thotë se akti i tij është në kundërshtim me frymën e statutit të Partisë Demokratike si një parti që në themel ka dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në shkresë duket se vetë Flamur Noka, numri dy i grupimit të Sali Berishës, ka hedhur firmën që kryekomunisti Marko Dajti, të kandidojë si përfaqësues i Frontit të Majtë, për Bashkinë e Tiranës.
Përfaqësuesi i një partie komuniste me emrin Frontit të Majtë, Marko Dajti, do të jetë kandidati i gjashtë në garë për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai do të garojë përballë Erion Veliaj, Belind Këlliçi, Roland Bejko, Lajla Përnaska dhe Arlind Qori.
Reagimi i plotë:
“- Mos pranimi asnje pozicioni drejtues per te mos kompromentuar qellimin e kandidimit tim.
– Vazhdimin e perpjekejeve per vendosjen e rregullave ne PD.
Ishin dy nga kerkesat e nje pjese te mire te demokrateve qe me perkrahen ne garen per kreun e PD, te cilat i premtova dhe do vazhdoj t’ju qendroj.
Ne mbrojtje te statutit dhe imazhit te PDSH, sot iu drejtova strukturave drejtuese te saj me ane te nje kerkese me shkrim per perjashtimin nga antaresia te deputetit te Partise Frontit te Majte shokut Flamur Noka.” , shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post