Ish i dërguari i posaçëm amerikan, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ku një ditë pas tensioneve në veri të Kosovës, që u pasuan me kritika edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken edhe ish-i dërguari amerikan, pati shumë rezerva për kreun e qeverisë së Kosovës.
“ Ndihma nga jashtë nuk është e drejtë, megjithatë. Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjmë në vlerat amerikane. Ju rrënuat lidhjet e forta Kosovë-ShBA. Ju jeni lideri i parë i Kosovës që dënoheni edhe nga demokratët edhe nga republikanët”, ka shkruar ai.
Por, Grenell nuk u ndal vetëm më kaq. Ai e quajti “ problem ” edhe heshtjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, heshtje kjo që Grenell duket se e lexon si miratim.
“ Heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, problemi. Hashim Thaçi, kemi nevojë për tani ”, ka shkruar Richard Grenell.
Diskutime rreth kësaj post