Ish-drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari ka rrëfyer një bisedë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka zbardhur arsyen se pse nuk kanë bashkëpunuar së bashku.
I ftuar në ‘Frontline’ Havari tha se ndryshe nga këta politikanë ishte Fatos Nano.
“Këta nuk mund ta bëjnë dot vetë, është një palë e trëtë që kontrollon. Këta janë të lidhur me njëri-tjetrin, i kanë shërbëtor. Nga i paafti ke vetëm probleme. Nga i afti ke vetëm një problem, që nuk i shtyp dot hundën. Ky që është sot nuk duron dot (Rama). Mua më ka thënë; Nuk ta duroj dot karizmën. Se dy njerëz që kanë karizëm nuk punojnë sot. Edhe Ilir Meta. Vetëm Fatos Nano ishte ndryshe. Ai nuk kishte këto mendësi, dontishotekse.”, tha Havari.
Diskutime rreth kësaj post