Ish drejtori i News24, Kasem Hysenbelliu, ka reaguar me një status duke treguar një episod me Kryeministri Edi Rama para se ai të futej në një nga intervsitat e zakonshme në Studio e Hapur të Eni Vasilit. Hysenbelliu rrëfen të martën e 13 Janarit të një viti më parë sesi Rama kishte ardhur me vonesë në emision dhe ishte duke grënë një mandarinë. “-Okay -tha -po do pak mandarinë? Kish një mandarine të qëruar në dorë dhe po hante prej saj. Jo flm i thash por vazhdojmë direkt ne studio”- rrëfen Hysenbelliu. Më tej ish drejtori i News24 vijon me atmosferën përpara intervistës kur i ka kërkuar Edi Ramës të mos e ofendojë moderatoren ashtu siç kishte vepruar në rastet të mëparshme: “-Mos e ofendo Enin si herën e pare- i thashë Ramës.
-Jo -tha-por Eni duhet të më ndjek mua dhe mos e humb fillin e mendimeve të mia, ti mbahet e qëndroje pyetjes. Ajo do të ofendojë- i thashë -në rast se ti e ofendon. –Kasem të lutem mos më bej presion-dhe dridhej i teri i hallakatur. -Okay – thashë -Eni do të pyesë çfare i do bytha dhe do pergjigjesh si të dojë trapi. -Ok Kasem –tha”- rrëfen ish drejtori i Neës24 duke lënë të kuptohet se që pas ikjes së tij nga News24 gjërat kanë ndryshuar të tashmë ashtu si edhe në rastin e mbrëmshëm, duket se Eni Vasili tashmë pyet vetëm çfarë i do trapi Kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë i ish drejtorit të News24 Kasem Hysenbelliu
Ne fakt duke pare kete video me Eni Vasilin mu kujtua episodi ate nate ,pasi isha prezent: Erdhi ne televizion pak me vonese. Une po e prisja jashte ne oborr. Kur zbriti nga makina ju drejtova:
-Mireseerdhe shoku Edvin.
-Mirese te gjeta shoku Kasem
Jemi me vonese, skemi kohe te ngjitemi ne zyre dhe grimin do e bejme ne studio-i thash une.
-Okay -tha -po do Pak mandarine?Kish nje mandarine te qruar ne dore dhe po hante prej saj.
-Jo flm- i thash-por vazhdojme direkt ne studio.
Po i bie shume shkurt se ka shume episode.Shkuam direkt ne studio dhe u ul ne vendin qe ulen te ftuarit. Nxori disa letra mbi tavoline dhe po i hapte ti kish para syve .
-Mos e ofendo Enin si heren e pare -i thash Rames.
-Jo -tha-por Eni duhet te me ndjek mua dhe mos e humb fillin e mendimeve te mia,ti mbahet e qendroje pyetjes.
Ajo do te ofendoj-i thash-ne rast se ti e ofendon.
-Kasem-me tha-te lutem mos me bej presion -dhe dridhej i teri i hallakatur.
-Okay -thash-Eni do te pyes cfare i do bytha dhe do pergjigjesh si te dojë trapi.
-Ok Kasem-tha
Kjo ishte biseda qe beme dhe ne fund Enit i puthi doren…
Diskutime rreth kësaj post