Gazetarja Klodiana Lala se rëndimi i akuzave ndaj ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës, duke i cilësuar grup i strukturuar kriminal shton presion që të hetojnë në drejtim të kryetarit të bashkisë, Veliaj. Sipas saj do të hetohet se cili është roli i Veliajt, a ka patur dijeni për tenderat dhe lejet e ndërtimit që ka marrë 5D.
Gjykata e Apelit të Posaçëm, në pikën 211 të vendimit gjyqtari shkruan “duke pasur parasysh gjithcka u analizua më lart, gjykata vlerëson se plotësohet kushti universal të caktohet masë sigurimi personal se ka dyshime të arsyeshëm se në bashkëpunim me subjekte të tjera.
Gjykata e Apelit të Posaçëm e ka orientuar SPAK-un të hetojë se brenda bashkisë ka vepruar një grup i strukturuar kriminal që ka abuzuar me taksat, nëpërmjet tenerave dhe lejeve.
Gjykata ka lënë një sërë orientimesh, të hetohen për pastrimi parash edhe persona të tjerë. Të hetohet Taulant Tusha, një nga njerëzit më të besuar të Erion Veliajt. Të hetohet lidhja e tij e mundshme me kompaninë 5D, për t’u parë nëse ka edhe ai lidhje me këto kompani.
Një tjetër aspekt, që orienton gjykata prokurorinë, keni sjellë vetëm disa procedura, por janë minimalisht 23 procedura, analizoji dhe specifikoji, në këto procedura, është vepruar si grup i strukturuar apo bashkëpunim i thjeshtë?
Në rastin konkret ngritja e dyshimeve, që ka patur grup të strukturuar, shton presion që te hetojnë në drejtim të kryetarit Veliaj. Një grup i strukturuar kriminal nuk mund të operojë në bashki, janë përfshirë njerëzit kryesorë pranë Veliajt, me poste të ndryshme, atëherë, nëse ka vepruar ky grup kriminal brenda bashkisë, a është Veliaj i përfshirë në të? Cili është roli i Veliajt? A ka patur dijeni? Krahas tenderave, 5D ka marrë edhe leje ndërtimit. Ka marrë tendera për të shkatërruar ndërtesat nga tërmeti.
Ky vendim e orienton SPAK-un të hetojë.
Nisur nga ky vendim, nëse gjykatësi paraprak, filtra paraprak, ai gjykatës ka më pas mundësi ta detyrojë SPAK të marrë një person nën akuzë. Në rastin konkret kemi evidentim të faktit. Është hera e parë që ndodh që nga krimi i gjykatës së Apelit të Posaçëm, që për një institucion, të ngrihen dyshime për grup të strukturuar kriminal”-tha Lala.
Diskutime rreth kësaj post