Analizë nga Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë; ish-Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Washington DC.
Jo, jo nuk është “fake news”, është lajm i vërtetë! Lajmi më erdhi në postën time elektronike drejtë për drejtë nga Departmaneti i Shtetit pasi jam i abonuar për të marrë rregullisht të gjitha njoftimet e këtij departamenti në lidhje me Evropën.
Lajmi u përhap edhe nga agjenci lajmesh të tjera shqiptare, përfshirë edhe Zërin e Amerikës, i cili njofton se Departamenti i Shtetit nderoi të martën individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes së cilëve edhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani.
“Z. Dvorani me shokë të tij gjykatës, prokurorë e të tjerë, të cilët në vend që të dekorohen duhet të mbahen përgjegjës për gjendjen e mjerueshme dhe të pakrahasueshme me asnjë vend ish-komunist të Evropës, në të cilin gjendet sot sistemi i (mos)drejtësisë shqiptare”
Çmimi i ri “Kampionët Ndërkombëtarë të Anti-Korrupsionit”, siç u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, “vlerëson individë që kanë punuar pa u lodhur, shpesh në kushte të vështira, për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe për të siguruar mbajtjen e përgjegjësisë në vendet e tyre”. Unë nuk dua as nuk dëshiroj që ti bashkohem diskutimeve në median shqiptare, këto ditë, në lidhje me marrëdhëniet e Z.
Dvorani me politikanë të ndryshëm shqiptarë të këtyre 30-viteve tranzicion të pafund dhe siç duket të pambarimtë, ku kanë pasur gisht dhe vazhdojnë të ushtrojnë influence në këtë përzgjatje të pafund edhe Z. Dvorani me shokë të tij gjykatës, prokurorë e të tjerë, të cilët në vend që të dekorohen duhet të mbahen përgjegjës për gjendjen e mjerueshme dhe të pakrahasueshme me asnjë vend ish-komunist të Evropës, në të cilin gjendet sot sistemi i (mos)drejtësisë shqiptare.
Për këtë gjendje të krijuar në Shqipëri duhet të jenë të turpëruar të gjithë, përfaqësues të drejtësisë dhe të politikës shqiptare, por edhe ndërkombëtarët që vazhdojnë t’i mbeshtesin këta humbës dhe deshtakë për tre dekada tani. Të kenë turp, pikësëpari para shqiptarëve por edhe para botës, sepse sado që të krenoheni me punën tuaj deri tani, shqiptarët që prisnin shumë më shumë prej jush kanë vendosur tanimë se kjo që keni krijuar nuk është Shqipëria post-komuniste që ata dëshironin. 30-vjet më parë rinia shqiptare rrëzoi monumentin e diktatorit Enver Hoxha duke deklaruar se e donin Shqipërinë si e gjithë Evropa.
“Por, të pakën në minimum nuk do duhej që përfaqësues të politikës dhe të dretësisë ish-staliniste/enveriste të rekomandoheshin nga ndërkombëtarët për dekorata nga ente ndërkombëtare prestigjoze siç është Departamenti Amerikan të Shtetit. Para se të çoni dolli për këtë dekoratë, mendoni pak se çfarë simboli i dërgohet popullit shqiptar me një rekomandim të tillë për një ish-prokuror, të ish-regjimit varret e të cilëve as sot nuk gjenden nga familjet e tyre…”
Të zhgënjyer nga mos-drejtësia dhe nga politika korruptive e këtyre 30-viteve, shqiptarët më në fund po votojnë me kembët e tyre duke u larguar masivisht nga trojet stërgjyshore për në vendet perëndimore pasi nuk dëshirojnë të jetojnë më në një atmosferë dhe frymë mos-drejtësie dhe politike enveriste, e ushtruar gjithnjë nga shumë përfaqsues të atij regjimi, 30-vite pas shembjes së monumentit të diktatorit Hoxha.
Fatkeqësisht, monumenti i Hoxhës në sheshin Skenderbej mund të jetë rrëzuar 30-vite më parë, por monumente paturpësie të asaj periudhe terroriste dhe kriminale ke sot në zyrat më të larta vendimmarrëse të politikës dhe të drejtësisë në Tiranë, si në asnjë vend tjetër ish-komunist. Kjo është në situatë e patolerueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe duhet të ishte e patolerueshme edhe për ndërkombëtarët në Tiranë.
“Fatkeqësisht, monumenti i Hoxhës në sheshin Skenderbej mund të jetë rrëzuar 30-vite më parë, por monumente paturpësie të asaj periudhe terroriste dhe kriminale ke sot në zyrat më të larta vendimmarrëse të politikës dhe të drejtësisë në Tiranë, si në asnjë vend tjetër ish-komunist. Kjo është në situatë e patolerueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe duhet të ishte e patolerueshme edhe për ndërkombëtarët në Tiranë.”
Por, të pakën në minimum nuk do duhej që përfaqësues të politikës dhe të dretësisë ish-staliniste/enveriste të rekomandoheshin nga ndërkombëtarët për dekorata nga ente ndërkombëtare prestigjoze siç është Departamenti Amerikan të Shtetit. Para se të çoni dolli për këtë dekoratë, mendoni pak se çfarë simboli i dërgohet popullit shqiptar me një rekomandim të tillë për një ish-prokuror, të ish-regjimit.
Çfarë simboli u dërgohet të përndjekurve, ish-të burgorurve të torturuarve nga komunizmi, familjeve të atyre që vdiqen nën tortura në burgjet komuniste, varret e të cilëve as sot nuk gjenden nga familjet e tyre që të kenë mundësi që të pakën të vendosin një tufë me lule tek varri i të dashurve të tyre?
Çfarë simboli çon ky vendim për mbrojtjen historike të të drejtave të njeriut nga ana e Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një botë në të cilën mbrohen të drejtat e njeriut, mbështeten mbrojtësit e tyre dhe ata që kryejnë abuzime të të drejtave të njeriut mbahen përgjegjës. Promovimi i respektit për të drejtat e njeriut nuk është diçka që ne mund ta bëjmë vetëm, por është arritur më së miri duke punuar me aleatët dhe partnerët tanë në të gjithë globin.
“Presidenti Biden është i përkushtuar në një politikë të jashtme që bashkon vlerat tona demokratike me udhëheqjen tonë diplomatike, dhe një që ka në qendër mbrojtjen e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, – ka deklaruar dje Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, duke thënë se të drejtat e njeriut dhe demokracia janë në qëndër të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Unë nuk e njoh dhe nuk kam asgjë kundër Z. Dvorani, president, kryeministër u bëftë! Në të vërtetë i uroj punë të mbarë, por shërbimi i tij si prokuror në Shkodër gjatë viteve të regjimit komunist 1988-1991, nuk besoj se është një punë me të cilën ai dhe shokët e tij të asaj periudhe mund të thonë se ishin krenarë. Apo jo?!
Pyesni shkodranët se çfarë ndodhte në qytetin e tyre verior gjatë asaj kohe dhe si trajtoheshin ata nga “drejtësia” e regjimit komunist të Ramiz Alisë, drejtësi që ushtrohej dhe që zbatohej nga Z. Dvorani me shokët e tij të shkolluar në frymën e drejtësisë marksiste-leniniste-staliniste. Pyesni për krimet çnjerëzore të atij regjimi dhe për njerëzit që i zbatuan ligjet e asaj kohe, madje edhe në ditët e fundit të regjimit komunist 1990-1991, krime për të cilat ende askush nuk ka marrë përgjegjësi as nuk i kujton askush.
“Pyesni shkodranët se çfarë ndodhte në qytetin e tyre verior gjatë asaj kohe dhe si trajtoheshin ata nga “drejtësia” e regjimit komunist të Ramiz Alisë, drejtësi që ushtrohej dhe që zbatohej nga Z. Dvorani me shokët e tij të shkolluar në frymën e drejtësisë marksiste-leniniste-staliniste.”
“Krimi” për rrëzimin e monumentit të Stalinit e të tjera simbole komuniste në Shkodër, jo më shumë se dy muaj para pluralizmit në Shqipëri. Çdo gjë kishte marrë fund, por mbrojtësit e zellshëm të drejtësisë komuniste donin të jepnin mesazhin se jemi ende këtu. Abuzuesit e të drejtave më themelore të njeriut në regjimin komunist, sot na qenkan mbrojtësit më të zellshëm dhe luftëtarë të korrupsionit, meritues të dekoratave nga Departamentit Amerikan të Shtetit?! Po kush do e çojë deri fund drejtësinë për ato krime të kohës së komunizmit? Kush më mirë se ata që i urdhëruan dhe zbatuan ato krime e që edhe sot ushtrojnë detyrën e gjykatësit, prokurorit, avokatit e tjera. Për mua ka shumë rëndësi zbulimi dhe përgjegjësia për këto krime të komunizmit. Kjo duhej të ishte prioritet edhe për ndërkombëtarët, në qoftë se vërtetë dëshirojnë ta shërojnë dhe ta çlirojnë atë shoqëri njëherë e mirë nga e kaluara e saj komuniste.
“Abuzuesit e të drejtave më themelore të njeriut në regjimin komunist, sot na qenkan mbrojtësit më të zellshëm dhe luftëtarë të korrupsionit, meritues të dekoratave nga Departamentit Amerikan të Shtetit ?!”
Para dy tre ditësh ishte 30-vjetori i rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës, a patë ndonjë ndërkombëtarë të bënte ndonjë deklaratë me këtë rast, po entet zyrtare të Shqipërisë demokratike “antikomuniste”, anëtare e NATO-s, e shënuan, zyrtarisht, këtë datë?
A po ti harrojmë ato krime, “se ashtu ishte koha” atëherë, thonë për veten e tyre sot të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në krimet monstruoze të kryera nga ish-regjimi ndaj të pafajshmëve shqiptarë, kundërshtarë të regjimit, të cilëve u kishte ardhur shpirti në fyt nga diktatura komuniste që mbrohej dhe mbahej në këmbë nga shumë mbështetës të atij regjimi, shumë prej të cilëve edhe sot mbajnë pozita kyçe në qeveri dhe në drejtësi, e të cilët madje kanë siguruar edhe legjitimetin dhe mbështetjen e pa kursyer të ndërkombëtarëve. Hannah Arendt është shprehur se, “Ekziston një ndërvarësi e çuditshme midis pamendësisë dhe së keqes”.
Mua më vjen shumë keq për këtë pamendësi dhe ndërvartësi të ndërkombëtarëve me përfaqësues të së keqes së komunizmit, që fatkeqësisht, ende diktohet qartë në nivelet më të larta vendimarrëse të Shqipërisë.
“Kur e keqja lejohet të konkurrojë me të mirën, e keqja ka një tërheqje emocionale populliste që fiton nëse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë si pararojë kundër abuzimit”, – ka paralajmëruar Hannah Arendt, një prej mendimtarëve më të rëndësishëm politikë të shekullit të kaluar. Uroj që banaliteti i së keqës të mos arrijë nivele edhe më të larta në trojet tona!
Diskutime rreth kësaj post