Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka bërë sot një denoncim publik në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Demokratja i bëri thirrje autoriteteve shëndetësore që të bëjnë sa më shumë tamponë.
“Përhapja e virusit ka dalë jashtë kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.
Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “ Klos” ka rezultuar pozitive me COVID 19 , ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.
Jeta e cdo qytetari vlen njësoj.
I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.
Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare.
Është emergjencë.!”, shprehet Çupi.
Diskutime rreth kësaj post