Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka akuzuar kryeministrin dhe qeverinë e tij se ka lënë në harresë Shijakun pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në reagimin e saj, Çupi deklaron se në këtë qytet po bëhet ndarja e ndihmave sipas ngjyrimeve politike, kur ndër të tjera thekson se ndonëse këtyre familjeve u është shpallur shtëpia e pabanueshme, faturat e energjisë vijojnë t’u dërgohen si normalisht.
“Në Shijak, ku tërmeti nuk është ndjerë vetëm si fatkeqësi natyrore, pasi këtu vazhdon edhe tërmeti qeverisës. 20 pallate të dëmtuara dhe që do të shemben me nga 20 familje për pallat. 400 shtëpi për t’u shembur. Asnjë informacion çfarë do të bëhet me këto familje. Qeveria që dërgon faturat e energjisë elektrike, ujit, taksat vendore, dhe sigurimet shoqërore pranë bizneseve si në situatë normale.
Ndarjet e ndihmave preferenciale sipas përkatësisë politike. Kjo është situata në Shijak dhe në çdo qytet që i preku tërmeti. Besimin zero te qeveria dhe pa shpresë për zgjidhje. Propozimet e Partisë Demokratike për lehtësirat fiskale të biznesit në këtë periudhë dhe 5 pikat konkrete është shpresa e afërt e qytetarëve të Shijakut”, deklaron Çupi.
Diskutime rreth kësaj post