Ish-deputeti Gert Bogdani ka zbërthyer mesazhin e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për të mos futur në lista për kandidat për deputet “figura të papastra”. Bogdani e sheh si një thirrje të drejtpërdrejtë më tepër për PS-në. I ftuar në emisionin “Pa Protokoll”, tha se nga PD-ja në 8 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë deputet që i është hequr mandati.
Deklarata e Bogdanit:
“Mesazhi është më shumë për PS, sepse po të marrim 8 vitet e fundit në PD nuk i është hequr askujt mandati. Pavarësisht se njerëzit duhet të nxjerrin mësime nga gabimet, kam përshtypjen se me zotin Rama do kemi këtë përsëritje të gabimeve”, tha Bogdani.
Diskutime rreth kësaj post