Sekretari i Marrëdhënieve me Mediat në PS, Alfred Peza ka komentuar zhvillimin e fushatës së PS si dhe për përplasjet e fundit mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Peza deklaroi se Meta është zhveshur nga kostumi i presidentit dhe është bërë pjesë aktive e fushatës së partisë së tij, pasi ajo ka më pak mbështetje.
Sipas tij, Meta është në hall pasi LSI del e humbur.
“Meta është zhveshur nga kostumi i presidentit. Halli më i madh i Metës është defaktorizimi i partisë së tij. Ai është bërë pjesë aktive e fushatës së partisë. LSI partia me më pak mbështetje. Partia e tij del humbëse sipas sondazheve. Meta e ka partinë e tij LSI e ka krijuar në 2004, e kemi festuar dhe 16 vjetorin. Nuk besoj se është kjo gjë thjesht ka qenë gjuha e përdorur. Meta e bëri këtë deklaratë në vazhdën e asaj që po analizonim“, – tha Peza për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post