Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, zbuloi në studion e Euronews Albania emrin e ministres së kabinetit qeveritar që i ka dhënë dorëheqjen kryeministrit Rama. Sipas tij, ajo është ministrja e Financave Delina Brahimaj, e cila ka paraqitur dorëheqjen pas arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Arlind Gjokuta, në dikasterin që ajo drejton.
Haklaj theksoi se ndryshe nga sa thotë Sali Berisha kjo dorëheqje nuk lidhet aspak me çështjen McGonigal.
“Berisha krejt revolucionin e ktheu te i-padi, duke thënë kam video këtu, t’i nxjerrë videot po i ka?!
Thotë kam dorëheqjet, t’i nxjerrë t’i thotë me emra.
Po është e vërtetë që ka pasur dorëheqje në qeveri, ministrja e Financave ka dhënë dorëheqjen, pas arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, por s’ia ka panuar zoti Rama.
Nuk ka lidhje me McGonigal por Berisha i lidh të gjitha bashkë. Ka dhënë dorëheqjen se buxheti është kushtetuta financiare e një vendi”, tha Haklaj.
Diskutime rreth kësaj post