Ish-deputeti Halit Valteri u pyet nëse do e mbështeste vettingun në politikë. Ai tha se e gjithë kjo është një lojë nga ana e kreut të PD për të larguar vëmendjen nga situata dhe foltoret e Sali Berishës.
Deklarata e Valterit:
“Vetingu në politikë është diçka që Lulzim Bashën e kap për vete. Do isha i lumtur nëse do bëhej. Do e mbështesja dhe besoj se çdo politikan i pakorruptuar do e mbështeste. I pari që largohet nga vettingu është Basha. Por kjo është një lojë për të larguar vëmendjen nga foltoret e Berishës dhe situata në politikë sepse ai është i pari që preket nga ky vetting”, tha Valteri.
Diskutime rreth kësaj post