Ish deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në një intervistë televizive ku përveç çështjes së bisedimeve për presidentin, ka folur edhe lidhur me rikthimin e Metës në politikën aktive, duke u shprehur se ai kurrë nuk kishte ikur nga LSI.
Bushati tha se opozita tashmë nuk ishte alternativë qeverisëse, ndërsa u shpreh se Meta nuk po rikthehej më i fuqishëm për faktin se sipas tij, presidenti aktual kishte qenë gjatë gjithë kohës i lidhur me rolin e tij si kryetar i LSI-së.
“Nuk është opozita në fakt një alternativë qeverisëse dhe për shumë kohë madje. As për zgjedhjet e përgjithshme nuk e shoh të tillë. Me këtë lidership që ka me moshën që ka me skadencën pas afatit, nuk besoj të ketë më.
Ilir Meta nuk ka ikur ndonjëherë nga LSI, ai gjithmonë ka qenë pronar i LSI-së. Nuk është se do ndryshojë ndonjë gjë e madhe, sepse nuk ka ikur asnjëherë. Nuk do rikthehet që të marrë forcë se ai aty ka qenë gjithmonë, aq më tepër kur LSI është tashmë vetëm një e pesta e asaj që ka qenë. Nuk ka ndonjë peshë në elektoratin shqiptar. Është po e njëjta familje që bëjnë sikur ndërrojnë karriget”- tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post