Ish-deputeti Arben Ristani u shpreh se në fushatë si kandidat, Grida Duma ka mbledhur vota kundër tij, edhe pse kanë rënë dakord për të mos bërë fushatë kundër njëri-tjetrit.
“Unë isha kandidat në njësinë 9 në Tiranë kandidat. Në mënyrë demokratike kishim rënë dakord se nuk do të bënim fushatë kundër njëri-tjetrit, madje nën shkruam edhe një deklaratë bashkëpunimi dhe jo fushate kundër.
Ajo që ndodhi është se zonja Grida Duma u përpoq që të mblidhe vota kundër meje në mënyrë të padrejtë dhe anti bazë ligjore. Kjo ishte një pabesi se ishte kundër statusit që kishim nënshkruar. Është tjetër gjë sjellja politike dhe sjellja arriviste”, tha Ristani për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post