Vazhdon të ketë shumë dyshime për pandeminë e Covid-19. Zëra të shumtë vazhdojnë të pohojnë se numri i viktimave dhe i personave të infektuar nuk është real.
Një deklaratë të fortë ka bërë ditën e sotme ish deputeti, Eduard Ndocaj i ftuar në emisinin “Ditë e Re” në RTV Ora. Ai është shprehur shumë mosbesues ndaj rrezikshmërisë dhe vdekjeve që po shkakton Covid-19.
Madje ka treguar dhe rastin e një 73-vjeçare nga Lezha e cila vdiq nga hemoragjia e brendshme, por Ministria e Shëndetësisë dhe lajmet e deklaruan vdekjes e saj si pasojë e Covid-19.
“Viktima e fundit që ka vdekur në Lezhë ka qenë një 73-vjeçare e cila ka vdekur nga hemoragjia e brendshme sepse është rrëzuar në shtëpinë e saj, ka thyer krahun dhe brinjët. Nuk është verifikuar mirë në spital kur ka shkuar sepse i kanë futur vetëm krahun në allçi dhe kur ka shkuar në shtëpi ka vdekur.
Ministria e Shëndetësisë dhe lajmet e japin se vdiq nga koronavirusi, por nuk është e vërtetë sepse ka vdekur nga hemoragjia e brendshme. Problemi i këtyre vdekjeve është se nuk japin as emrat. Nëse kjo është kaq e rrezikshme, është mirë që Ministria e Shëndetësisë të japë emrat dhe komshinjtë apo njerëzit e afërt të ruhen. Nuk kanë si i japin ermat sepse nuk ekzistojnë”, – është shprehur Ndocaj.
Diskutime rreth kësaj post