Ish-deputeti dhe ish-sekretari i Partisë Socialiste, Ilir Zela, ka folur në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ku është shprehur se janë produkte të veprimtarisë kriminale.
Përmes një postimi në Facebook, Zela është shprehur se inceneratorët nuk janë vepra publike që kanë si qëllim zgjidhjen e emergjencës mjedisore, por janë produkte te veprimtarisë kriminale.
Ndër të tjera Zela ka deklaruar se inceneratorët pasqyrojnë zaptimin e Shqipërisë nga monopolet dhe abuzimin me pushtetin. Ky reagim ven pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës nga SPAK.
Reagimi i plotë i Igli Zelës:
“Inceneratoret nuk jane vepra publike, nuk jane zgjidhje te emergjences mjedisore, nuk jane partneritet publik privat, nuk jane burime energjie.
Inceneratoret jane produkte te veprimtarise kriminale!
Jane shfaqja me e turpshme e zaptimit te Shqiperise nga monopolet, papergjegjshmeria dhe abuzimi me pushtetin.
Jane ilustrimi i rezultatit te pushtetit pa llogaridhenie.
Jane kulmi i çatise se zhvatjes sistematike te shqiptareve!
Inceneratoret jane fundi i populizmit me te shemtuar politik i cili iu imponon prej vitesh shqiptareve perversitetin si modernitet!
Inceneratoret jane klithma e nje populli te zhvatur i cili kerkon drejtesi!”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post