Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e konsideron të turpshëm vendimin e kryeministrit Edi Rama për të mos marrë pjesë në seancën parlamentare ku foli Presidentja në detyrë e Kosovës.
Paloka thotë se kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe është një akt i shëmtuar politik dhe jo vetëm i shtyrë nga ata qe Rama i konsideron partnere te tij ne Ballkan.
Edi Paloka:
“Eshte e turpshme qe Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes se Kosoves ne parlament. Kio nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi dhe eshte nje akt i shemtuar politik dhe jo vetem i shtyre nga ata qe Rama i konsideron partnere te tij ne Ballkan.
Edi Rama tradhetoi sot vlerat e kombit dhe per fat te keq nuk eshte hera e pare qe e ben kete. Motivet politike dhe personale qe e shtyne ta beje kete akt jane te pafalshme”, shkruan Paloka.
Diskutime rreth kësaj post