Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi “po përdorin” Sali Berishën për të larguar Lulzim Bashën, e ndërsa u shpreh me bindje se ish-kryeministri nuk do të jetë i vetmi kandidat për kryetar për kreun e PD, që ato kanë shpallur.
Deklarata e Bumçit:
“Nuk di qëndrim të amerikanëve që ka thënë se Basha është kryetar i PD dhe nuk duhet të largohet, SHBA që përdoren kaq shumë nga Basha nuk kanë thënë në asnjë moment, as kur erdhi Escobar, që ai është lideri ynë dhe duhet të jetë në krye të PD, demokratët kërkojnë të largojnë një kryetar që nuk i besojnë më, nuk ka të bëjë me çështjen Amerikane. Demokratët kanë hequr dikë, nuk kanë prodhuar dikë.
Po e nis me PD dhe më pas me Non Grata, PD janë anëtarët e saj, është pro shkarkimit të Bashës dhe Berisha ngjizi këtë energji, njerëzit që mbushën Foltoren dhe Kuvendin iu përgjigjën thirrjes shumë shpejt që tregon se demokratët ishin shumë të mërzitur, njeri tjetër tani në PD nuk ka, shërben si ai që i jep jetë një projekti politike, i pazëvendësueshëm tani në PD, e mbështes se ka projekt për një PD të madhe. Do ketë kandidatura të tjera”, u shpreh Bumçi.
Diskutime rreth kësaj post