“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha ka paralajmëruar protesta një ditë pas mbajtjes së Kuvendit të thirrur nga delegatët më 11 dhjetor. Ish-deputeti Klevis Balliu tha se protestat do të jenë masive.
“Padyshim që zgjedhjet janë vjedhur. Po Lulzim Basha nuk po merr asnjë hap për masakrën elektorale. Çfarë prodhoi foltorja. Tani politika po shkon atje ku lind nga baza. Këtu është çështja për rithemelimin e pluralizmit. Ajo që do të bëjmë pas 11 dhjetorit janë protesta kombëtare masive. PD dhe shqiptarët janë mëse koshientë, Edi Rama ka fituar se janë vjedhur zgjedhjet,” tha ai për Abc News.
Diskutime rreth kësaj post