Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zgjedhjet në Serbi. Ai e sheh me skepticizëm faktin që shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të kenë katër përfaqësues në Parlament.
Nisur nga fakti se zgjedhjet në Serbi u zhvilluan pa opozitën e cila i bojkotoi, Shehu thotë se “skema është e qartë, konsolidimi i autokracive një partiake në Rajon.
“Pa asnje dyshim ketu kemi te bejme me nje eksperiment monstruoz tejet te rrezikshem, qe per cmontimin e tij duhen mobilizuar te gjitha energjite e brendeshme demokratike, duhet nje qartesi e mbeshtetje e plote nga kampionet e demokracise, ShBA dhe BE”, – shprehet mes të tjerash ish-deputeti.
Postimi i plotë:
“Me Serbine e Shqiperine si shtete moniste ne Rajon, avancon modeli i rrezikshem!
Skema eshte e qarte, konsolimi i autokracive nje partiake ne Rajon, gje qe konfigurohet me qarte mbas zgjedhjeve ne Serbi.
Keto zgjedhje u mbajten pa opoziten, e cila vazhdon ne nje konfuzion te plote, duke prodhuar nje Parlament te kontrolluar plotesisht nga partia e Vucic.
Vertet partite shqipetare te Lugines pjesemarese fituan 4 deputete, por ne fakt jane vetem si nje “ornament” ne ate Parlament me 250 deputete e pa opoziten brenda.
Ishte kjo pa dyshim rezulatat i presionit Rama-Thaci qe i ndau ata dhe nga ajo opozite, duke i bere nje sherbim te madh Vucicit, me te interesuarit per te hedhur nje “vello pluralizmi” tashme
Ky model i demokracise se deformuar i huazuar dhe nga aleanca lindore, te cilin neve ne Shqiperi e kemi te implementuar aktualisht si ne pushtetin legjislativ ashtu dhe ate lokal, disa duan ta paraqesin si me te konsoliduarin e te pershtatshmin per Rajonin tone.
Pa asnje dyshim ketu kemi te bejme me nje eksperiment monstruoz tejet te rrezikshem, qe per cmontimin e tij duhen mobilizuar te gjitha energjite e brendeshme demokratike, duhet nje qartesi e mbeshtetje e plote nga kampionet e demokracise, ShBA dhe BE.” – shkruan Shehu.
Diskutime rreth kësaj post