Pas ndarjes nga babai i vajzës së saj dhe nisja e një lidhjeje të re me ish-deputetin Mark Frrokun, jeta e aktores Rudina Dembacaj ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike.
Ajo poston shpesh foto nga jeta e saj e përditshme sidomos gjatë ditëve të karantinës të cilat po i kalon së bashku me familjen e Markut dhe vajzën e saj, Viktoria.
Por edhe pse e divorcuar, Rudina ruan një marrëdhënie shumë të mirë më ish-bashkëshortin e saj, Aleksandër Varfaj. Ditën e sotme Aleksi ka ditëlindjen dhe Rudina Dembacaj e ka uruar publikisht.
Ajo ka postuar një foto të tij me vajzën Viktoria sipër së cilës shkruan. “Gëzuar ditëlindjen babo, të dua shumë. Viki. Dy pika uji”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post