Dea Mishel dhe Amos Zaharia po shiheshin si një nga çiftet e mundshme brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Mirëpo, veprimet e fundit të Amosit kanë lënë të kuptohet se ai nuk është shumë ‘pro’ një lidhjeje me Dean.
Ndër komentet e shumta në faqen zyrtare shihet revolta e ndjekësve ndaj sjelljes së Amosit, ndërkohë që një reagim publik e ka bërë edhe banorja e edicionit të parë të BBV, Antonela Berisha.
Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka shkruar: “Mos gjeni kurrë një mashkull si Amos që ju shikon me neveri”.
Një nga veprimet që kanë bërë publikun të komentojë negativisht ndaj Amosit, ishte kur ai po përpiqej të dezinfektonte në shumë mënyra shishen e birrës ku kishte pirë Dea.
Ndërsa një tjetër rast ishte gjatë një nate Prime, kur Dea i kërkoi si nder Amosit t’i mbyllte valixhen, ndërsa ai nga ana tjetër e mori si një urdhër dhe e diskutoi gjatë me banorët në shtëpi.
Diskutime rreth kësaj post