Ish-banorja e Big Brother, Alba Çobaj është 9 muajshe shtatzënë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Alba. Kjo e fundit ka postuar disa foto në rrjetin social ‘Instagram’ ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
“Po e përjetoj si çdo vajzë që bëhet nënë për herë të parë. E lumtur, në ankth dhe në pritje. Jam në muajin e nëntë dhe presim lumturisht një vajzë.
Sigurisht që ka pasur dhe vështirësi sidomos të përjetosh tërmete, pandemi e karantina në muajt më të bukur për një femër. Megjithatë, ia kemi dalë më së miri dhe mezi pres të kem në krahë të voglën tonë.” – rrëfen Alba për ‘Revistën Class’.
Alba dhe bashkëshorti i saj, Migeni, janë bashkë prej 3 vitesh. Dyshja janë fejuar në muajin maj të vitit 2019 dhe në muajin tetor janë kurorëzuar me martesë.
“Unë dhe partneri im Migeni, aktualisht bashkëshorti, jemi së bashku prej gati tre vitesh dhe le të themi që kemi ndjekur etapat sipas radhës dhe kemi marrë kohën tonë për çdo veprim. I kemi bërë gjërat kur i kemi ndjerë pa u ndikuar nga asnjë rrethanë. Në maj të 2019-ës ne u fejuam dhe në tetor jemi martuar. Ndërkohë kishim të dy dëshirë të bëheshim prindër dhe Zoti na bekoi me një vajzë që gëzon shëndet të plotë. Besoj se kaq mjafton që të jemi të lumtur e të plotësuar.
Nuk kam dashur ta bëj publike deri në momentin e lindjes meqë jam pak supersticioze. Megjithatë duke qenë se jam drejt fundit, vendosa ta ndaj me ju këtë lajm që sigurisht për mua është më i bukuri. Dhe pse vetë jam person publik kjo nuk do të thotë që duhet të bëja publik dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, siç është në këtë rast bashkëshorti. Kemi vendosur që ta shijojmë për vete gjithçka, siç shijuam të gjitha etapat e lartpërmendura.” – shprehet ajo.
Kujtojmë se ish-banorja e BB pak kohë më parë, u shkëput nga ekrani dhe hoqi dorë nga moderimi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post