Big Brother VIP Albania është kthyer në një fenomen dhe disa prej banorëve të edicionit të këtij viti janë personazhet më të komentuara dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.
Eliminimi i papritur i Efi Dhedhes nga shtëpia e famshëm e ka bërë atë padyshim një prej banoreve më të përfolura të momentit, gjë që ka ndikuar që ajo të ketë një ‘shpërthim’ ndjekësish dhe ‘like’-ve në Insatgram. Efi la shtëpinë e BBVA të shtunën e 4 shkurtit dhe deri më tani ka arritur të dyfishojë numëron i ndjekësve dhe aktualisht numëron 439 mijë të tillë.
Ajo që është edhe më mbresëlënëse është edhe fakti që postimi i saj i fundit ku flet për përfundimin e rrugëtimit në Big Brother VIP Albania ka mbi 258 mijë pëlqime dhe mbi 20 mijë komente.
Efi me këto shifra kalon edhe emrin më të lakuar dhe protagonistin e këtij viti të BBVA, këngëtarin Luiz Ejlli.
Ndonëse ai shënoi rritje të shpejtë të ndjekësve në Instagram, Ejlli aktualisht qëndron prapa Efit me 429 mijë të tillë, ndërkohë asnjë postimi i tij nuk ka më shumë ‘like’ dhe komentet sesa ai i ish-banores.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post