Ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, ka qenë e ftuar në një emision televiziv.
Moderatorja e njohur, Beniada Nishani, i bëri disa pyetje pikante modeles seksi. E pyetur nëse do të jetë opinioniste krah Arbër Hajdarit në edicionin e 4 të BBV, ajo tha që ‘pse jo’.
Beniada u shpreh se i kanë pëlqyer opinionistët e këtij viti dhe se është e vështirë që të arrihet në këtë nivel.
E teksa ‘zëri i së vërtetës’ tha se ishte ‘gënjeshtër’, Nishani shtoi se e kishte fjalën ‘për në të ardhmen, pas 3-4 vitesh’.
Pjesë nga intervista:
Alesia Bami: A është e vërtetë që kur thua alfabetin shqip, shkronjën ‘b’ e kalon pa e thënë?
Beniada Nishani: Po e vërtetë, e kaloj
Alesia Bami: Ka zëra që thonë se ti do të jesh opinionistja krah Arbër Hajdarit në “Big Brother VIP 4”
Beniada Nishani: A sa bukur, më pëlqen ky zëri, pse jo. Edhe pse më kanë pëlqyer shumë opinionistët këtë vit. Është shumë e vështirë të arrish në këtë nivel, po pse jo, një ditë mund të jetë diçka shumë e bukur
Zëri i së vërtetës: Gënjeshtër
Beniada Nishani: Thashë në një të ardhme, pas 3-4 vitesh, të përmirësoj pak edhe disa gjëra.
Diskutime rreth kësaj post