Ronaldo Sharka ka shprehur gjthmonë pasionin e madh që ka për televizionin dhe për të arritur ëndrrën e tij, ai ka luftuar fort. Ai ka qënë pjesë e disa programve në Top Channel, madje edhe autor/moderator i “Mos i bjer me top”.
Mbrëmjen e kaluar, Ronaldo ka zbuluar se tashmë do të vijë me një tjetër projekt në Top Channel, duke iu bashkuar një prej programeve mjaft të suksesshëm në Top Channel, “Përputhen”. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Ronaldo ka zbuluar se i është besuar një pozicion tepër i rëndësishëm në programin “Përputhen”, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
“Jam shumë i lumtur që Olsa Muhameti dhe Top Channel më besuan pozicionin e rëndësishëm në “Përputhen”. Ndihem i vlerësuar, para është një rrugë e gjatë, në të cilën si gjithmonë, me mbështetjen tuaj, besoj fort se do ia dal”, ka shkruar bashkangjitur një video Ronlado, ku shihet i ulur në zyrën e Olsës. Ndërkohë që për këtë program Ronaldo do të punojë pas kuintave, ai ka zbuluar gjithashtu se do mund ta shohim edhe në ekran së shpejti.
Sharka ka publikuar një tjetër video në “Istastory”, ku është shfaqur teksa bën intervistat për përzgjedhjen e yjeve të ardhshëm të programit “Përputhen”.
Moderatori sapo ka përfunduar një eksperiencë të bukur në programin “Kepi i Vipave”, ku së bashku me Jorin, u konsideruan si dy personazhet që kanë sjell shumë humor në këtë sezon.
Diskutime rreth kësaj post