Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, është rikthyer në natën e sotme (e hënë) në shtëpinë e famshme. Ai hyri brenda BBVK për të performuar këngën e tij të re të ripërpunuar që titullohet “Niset trimi për kurbet”.
Lugati është shfaqur me veshje tradicionale, ndërsa përreth fytyrës dhe krahëve ka vënë disa gurë shkëlqyes.
Hyrja e Karricës ka befasuar të gjithë konkurrentët, të cilët po ashtu ishin edhe të emocionuar. Gjoni nga ana tjetër u shpreh i emocionuar për hyrjen brenda shtëpisë dhe njëherësh i lumtur, duke iu dhënë mesazh të tjerëve që ta shijojnë sa më shumë këtë eksperiencë.
Këngëtari nga Gjakova theksojmë që javë më parë la përfundimisht garën për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Përveç kësaj, theksojmë se deri më tani në shtëpi kanë hyrë e janë larguar disa banorë.
Diskutime rreth kësaj post