Ish-truproja i Sai Berishës, Izet Haxhia ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Donald Lu se në Shqipëri funksionojnë 4 klane mafioze. Ai thotë klani i parë dhe më i rrezikshëm është ai i Trustit të Gështenjave që përfaqësohet nga Sali Berisha.
Pas deklaratës së ambasadorit Lu, se Shqipëria ka katër klane është folur shumë në media. Të gjithë hamendësojnë por askush nuk përmend emra. Ju jeni shprehur se klani numër një është ai Trustit të Gështenjave. Cili është ky klan?
Po e dëgjova me vëmendje deklaratën e ambasadorit Lu. Përmendi katër klane e 20 familje mafioze dhe emrat e ca bishtave. Arsyet pse Lu nuk përmendi emrat e këtyre klaneve nuk e di. Por dua të theksoj me bindje të plotë se klani numër një i mafias në Shqipëri është klani i Berishës apo ai “Trustit të Gështenjave të Tropojës”. Ky klan i ka fillimet e tij në mesin e viteve 90 por fuqinë e tij të madhe ekonomike e kriminale e arriti në qeverisjen e dytë të Berishës. Ky klan edhe në saje të lidhjeve me shumë fije të dukshme e padukshme me agjenturën serbe arriti të fuqizohet dhe shtrijë ndikimin e tij në gjithë shtetin Shqiptar. Veprimtarinë e tij e nisi me kontrabandën e naftës dhe armëve në drejtim të ish-Jugosllavisë, me trafiqet e drogës dhe e vazhdoj me shitjen e aseteve dhe pasurive kombëtare. Edhe lufta që u bë ndaj bandave në dy vitet e para të sundimit të dytë të Berishës ishte një luftë për pastrimin e kundërshtarëve dhe pastrimin e rrugës për fuqizimin absolut të këtij klani jo vetëm mafioz por edhe antikombëtar.
Mund të na thoni emra dhe pse mendoni se është “klan”?
Vetë emërimi i këtij klani si “Trusti i Gështenjave të Tropojës” tregon se shumica e anëtarëve të tij janë me origjinë nga Tropoja dhe me lidhje gjaku apo krushqie me familjen Berisha. Këta eksponentë u vendosën në pikat kyçe të drejtësisë gjykatave e prokurorive në polici e SHIK. Është interesante të thuhet se shumica e këtyre personave kanë lidhje me ish-sigurimin e shtetit dhe UDB serbe, ata vet apo pjestarë të familjeve të tyre. Ti marrim me radhë
Ferit Breçani, burri i mbesës së Berishës, njeriu më i besuar i Berishës në dhënien e tenderave korruptivë personave të lidhur me këtë klan një ish-bashkëpunëtor i sigurimit dhe dëshmitar gjyqesh.
Haxhi Bardhi djali i hallës së Berishës i lidhur me biznese me Serbinë përfaqësues i Berishës në takimin në Dibër në mes Gazidedes e Arkanit i ndërmjetësuar nga Petrit Ame krahu i djathtë i Arkanit dhe Çuni i tezes së Gazidedes. Në saje të lidhjes me Haxhi Bardhin u ngritën në PD kunata e tij Mimoza Preci Hajdarmataj dhe në drejtësi kunati i Mimozës, Besim Hajdarmataj. Në polici Bajram Hajdarmata.
Agron Kuliçaj i biri i një spiuni të sigurimit i vëllai i një spiuni të dyfishtë të sigurimit dhe UDB dhe vetë një spiun i UDB që zotëron serbishten më mirë se Shqipen.
Familja Ulaj me origjinë kosovare e lidhur me sigurimin e shtetit dhe UDB.
Guxim Zenelaj gjykatës i lartë, Gani Dezdari anëtar i gjykatës kushtetuese me lidhje familjare me UDB serbe.
Miftar Lymeshi ish-bashkëpunëtor i sigurimit dhe trafikant droge e prostitutash, kasaforta e familjes Berisha ku pjesa më e madhe e pronave të Zenit e Argitës janë të regjistruara në emrin e tij.
Skënder Haluci kryegjyqtari i Vlorës, i dënuar me vdekje në kohë të diktaturës por bashkë me çunin e xhajës së tij Isuf Halucit ju falë jeta pasi pranuan që kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB dhe u vunë në shërbim të sigurimit të shtetit për të spiunuar shokët e tyre bashkëvuajtes në biruca.
Erzen Breçani i afërt me dhëndrin e Berishës, Ferit Breçanin i ngarkuar për lidhjet me bandat në terren që i shërbenin këtij klani dhe eliminimin e bandave kundërshtare.
Diskutime rreth kësaj post