Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka kritika të forta për emrat e rinj të qeverisë ‘Rama 3’. Ai i etiketon ata si ‘skllevër’ të kryeministrit Rama.
“Kabineti qeveritar, 7-8 ministra janë pa personalitet. Kanë kurajo të madhe që ulen në postin e ministrit. Politika nuk mësohen në shkollë, politika duhet të kesh kaluar shumë përvojë. Ata nuk njihen fare, është e rëndë nuk mund të drejtosh Shqipërinë me njerëz pa përvojë.
Socialistët nuk flet askush kundër Ramës, ata janë skllevër të kryeministrit dhe kjo do t’i shtojë gabimet e Ramës. Një qeveri e dobët që në start, nuk ka eksperiencë as dije as kurajo për vendime të duhura. Me këta njerëz unanim ca programi ka kjo qeveri, këtu ka 8 vjet që nuk ka program. Basha ja dha fitoren Ramës, nuk kanë asnjë plan as prioritet nga qeveria, vetëm propagandë dhe fasadë”, – tha Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post