Ish-anëtari i kryesisë së PD-së Arben Skënderi, paralajmëron të tjera shkarkime nga PD. Ai tha se edhe pjesës tjetër të grupit parlamentar që kundërshtojnë Bashën do t’u vijë radha, ndërkohë që shtoi se kryedemokrati po vepron ‘përça e sundo’.
“Basha sot donte të tregonte autoritet mbi një vendim i marrë në të njëjtin format, natën, pa pyetur asnjë. Basha po vepron ‘përça e sundo’. Do t’i tregojë grupit parlamentar aktual, të cilin ai e ndjen se është i pavendosur, do t’i tregojë forcën, dhe ka frikë të madhe se do të gjendet vetëm. Ajo që i ishte kërkuar Bashës, ka pasur 4 vite koha që të bënte, të bashkonte demokratët, por nuk i ka bashkuar. Po na shitet si një lider opozite i shkretë por nuk është në hall. Sot ngriti zërin, me një diarre fjalësh, pa argument dhe nuk foli për kryesorët. Foli për gjithçka, për një llum pjesë e të cilit ka qenë dhe vetë. Dhe pjesës tjetër të grupit parlamentar do u vijë radha, do kthehet në barcaletë kjo punë e përjashtimit. Po përjashton ato pak deputetë që ka. Po i përçan”, tha Skënderi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post