Ish-anëtari i kryesisë së PD Edvin Kulluri nuk beson se djathta do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij kjo vjen për shkak se PD nuk është më në gjendjet të ofrojë një alternativë të besuar dhe se humbjet e njëpasnjëshme të Bashës gjatë këtyre 8 viteve kanë bërë që PD të ketë humbje të mëdha votash duke filluar nga 2009.
“Unë e dua një fitore të së djathtës po aq sa e do një demokrat dhe s’kam votuar kurrë për të majtën por nuk e shoh fitoren e PD-së. Pamundësia për të dalë në një alternative të besueshme për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme në këto 8 vite duke filluar nga reforma në drejtësi, ajo territoriale, zgjedhjet e 2017 , bojkoti i 2019, djegia e mandateve, futja në komisionin elektoral, veprimet që ka bërë në përzgjedhjen e kandidaturave që është false si buzëqeshja e Bashës, kjo bën që shqiptarët…. shqiptarët nuk janë popull në një listë, por kanë votuar mirë përgjithësisht. Nga pikëpamja e substancës ideologjike e shoh ofertën e PD të pa mjaftueshme për të thirrur ata 300 mijë vota që i ka humbur që nga 2009 dhe mosmbajtja e përgjegjësive të këtij zotërisë për 4 humbje rresht. Nëse Basha humb zgjedhjet nuk duhet të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në PD. Sot Basha nuk duhet të ishte kandidat për kryeministër për të gjitha arsyet që u thanë me datë 26 nuk duhet ta çojë ndërmend dorëheqjen por nuk duhet të paraqitet fizikisht me në PD. Nuk e di si do të dalë nga shtëpia”, tha Kulluri për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post