Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, fushatën e Bashës për hapjen e partisë, e cilëson si teatër.
“Këtu nuk ka asgjë të re. Ky është teatër. Basha do të bashkojë partinë pa u ulur me kritikët. Nëse do të kishim garë të hapur në PD-së do të kishte diskutim për ide dhe dialog mbi principet që duhet të futemi në 2017. Ne jemi një grup i rëndësishëm në parti që kemi refuzuar të bëhemi pjesë e këtij teatri.
Unë mendoj që një mandat i tretë i Ramës i dhuruar në tavolinë nga Basha do të ishte një dëm i madh që i bëhet Shqipërisë për shkak të opozitës. Opozita nuk frymëzon, por vetëm i mërzit mbështetësit e saj” – tha Kulluri për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post