Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bislim Ahmetaj e shikon përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, si një veprim të ulët të kryedemokratit Luzim Basha. Gjithashtu ai komentoi ende faktin se përse Sali Berisha nuk e ka kujtuar ende 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.
“Unë besoj se nuk i ka rrëshqitur ai duhet ta kryejë atë ceremoni, ndoshta vjen në darkë tek ne, nuk di ta them. Ai është në momentin e këtyre tre ditëve i përjashtuar nga krijesa e tij, Lulzim Basha. Kjo e pengonte të shkonte me Bashën por kam përshtypjen që ai gjatë ditës do ta vlerësoje, bashkëpunëtorin rival të Sali Berishës. Rival sepse ai është kryetari nismëtar i PD, më pas u bë Aleksandër Meksi dhe më pas Sali Berisha. Ka 8 vjet që ka vënë Bashën, e ka mbrojtur dhe nuk ka lejuar njeri me ja prek dhe tani erdhe edhe fati i tij. Gjesti i Bashës është i ulët që mund ta bëjë vetëm një mi që rritet në gjirizet e ambasadave”, tha Ahmetaj.
Gjithashtu Bislim Ahmetaj foli edhe pengjet e Azem Hajdarit, ku tha se themeluesit të PD-së nuk i është përmbushur ideali i fjalës së lirë, për të cilën ai luftoi aq shumë derisa ishte gjallë.
Diskutime rreth kësaj post