Ish-anëtarë të PD dhe të LSI në Njësinë 4 në Kryeqytet ia janë bashkuar Partisë Socialiste. Duke u uruar mirëseardhjen në familjen e tyre të re në Asamblenë e PS për Njësinë 4, drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj iu premtoi se PS nuk do t’i zhgënjejë kurrë.
Ai deklaroi sesi PD, ashtu edhe LSI, tradhtuan besimin e qytetarëve, duke menduar vetëm për interesat e tyre personalë dhe jo të votuesve dhe simpatizantëve.
“Dua të falenderoj të gjithë ata që na janë bashkuar nga PD sot, dhe të gjithë ata që e kanë kuptuar se për sa kohë ju kemi shërbyer me dinjitet, kur ishit përballë, tani që iu bashkuat familjes tonë do t’ju shërbejmë edhe më shumë. Për të gjithë ata që na janë bashkuar nga LSI-ja, nga PDIU-ja, mirëseerdhët në familjen që nuk ju tradhton kurrë! Në një moment të jetës së tyre besuan se këto parti ishin prej vërteti, por kur i panë që tradhtuan çdokënd, kur e panë që ua përdorën fëmijët si mish për top për të kapur makina, kur e panë që ua përdorën burrat mish për top për të kapur vila, kur e panë që lanë Parlamentin, lanë Bashkitë, lanë zgjedhjet, pra lanë punën për të cilin ishin votuar, votuesit e tyre bënë zgjedhjen e duhur dhe erdhën në familjen tonë”, tha Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post