Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kubë, Çlirim Çepani, rrëfen marrëdhëniet e tij me Fidel Kastron, takimet me të, dhe bisedat për çështje të ndryshme.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Çepani zbulon momente nga bisedat me Fidel Kastron, mënyrën sesi ai e njihte Shqipërinë, dhe vizionin e tij për botën.
Çepani thotë se Fidel Castro ishte një person pa komplekse, i cili kishte marrëdhënie me të gjitha shtetet e botës, me përjashtim të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA pas problemit me Karaibet.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kubë thotë se Kastro gëzonte një popullaritet të madh, duke qenë se kishte ëndrrat e veta si idealist që ishte.
“Edhe pse një diktator për 50 vjet në Kubë, ai ka pasur edhe pikëpamje liberale brenda vendit dhe në raportet me ndërkombëtarët”, tha Çepani.
Duke rrëfyer një moment nga një nga takimet me Fidel Kastron, Çepani tregon se çfarë i ka thënë ai për Nënë Terezën.
“Ju keni Nënë Terezën. Unë Nënë Terezën e kam mike. E kam pritur dy-tre herë në Havanë dhe i kam krijuar kushte për të realizuar misionin e saj”, është shprehur Kastro.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kubë tregon edhe një moment tjetër ku gjatë një takimi, i ka ofruar Fidel Kastros bakllava shqiptare dhe raki Skrapari.
Diskutime rreth kësaj post