Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA Fatos Tarifa shprehet se ai nuk beson te kjo reformë zgjedhore që palët po negociojnë për ta miratuar. Për Tushën, duhet të implementohet sistemi mazhoritar, ku qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt ata që do votojnë.
“Unë nuk besoj edhe te kjo lloj reforme. Çështja nuk është kush dhe si do të listohen në listat e kandidatëve ata për të cilët njerëzit do votojnë. Me listat e hapura ose të mbyllura, është përsëri kryetari i partisë ai që do të firmosë listat. Unë kam qenë që nga fillimi për një mënyrë tjetër, krejt të drejtpërdrejtë. Njerëzit, qytetarët t’i zgjedhin drejtpërsëdrejti jo nëpërmjet listave të partive. Votimi i përgjithshëm, i hapur, thjesht mazhoritar, ne jemi një vend i vogël me 2,8 milion banorë, është shumë e thjeshtë të organizohen zgjedhje të tilla.” tha Tarifa.
Tusha tha gjithashtu se numri i deputetëve duhet të zvogëlohet të paktën deri në 70, sepse i kushtojnë buxhetit të shtetit dhe janë cilësisht shumë të dobët.
Fatos Tarifa: “Jo për këtë numër përfaqësuesish shumë të madh të parlamentit, 140 anëtarë. Një numër që është 40 herë më i madh për frymë popullsie sesa ç’janë anëtarët e kongresit amerikan, që është fuqia ekonomike më e madhe e globit. Ne nuk kemi luksin që të përballojmë një numër kaq të madh deputetësh që i kushtojnë shumë buxhetit të shtetit dhe janë cilësisht shumë të dobët. Do doja që të merrej në konsideratë, këtë herë duket e pamundur, por në një rast jtër numri i deputetëve të zvogëlohet. Ka qenë 250 në 1990, ka zbritur në 140, mund të zbresë në 100, në 70. Kaq ka nevojë ky vend i vogël, kaq do mjaftonin nëse do ishin në interesi e popullit por nuk janë.”
Diskutime rreth kësaj post