Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi ka deklaruar se shteti rus me deklaratat e ditëve të fundit ka sulmuar ish-krerët e UÇK-së, mes të cilëve dhe Hashim Thaçi.
Zoti Vukaj theksoi gjatë fjalës së tij se nëse ngjarjet e ’98 do të ndodhnin sot në Kosovë, SHBA nuk do të ndërmerrte të njëjtat hapa. Sipas tij ishte një fat që në krye të SHBA-së më 1998 ishte Bin Clinton, i cili mbështeti Kosovën.
“Fillimisht edhe në SHBA të janë bërë deklarata kundër UÇK-së, nga institucione qoftë edhe zyrtare, në atë periudhë sapo doli UÇK-ja.
Fatkeqësisht deklarata të tilla janë bërë edhe nga ndonjë kryetar partie në Shqipëri.
Po të ndjekim kronologjinë sesi u zhvilluan ngjarjen, unë them me bindjen që ishte fat për Kosovës që ishte Bin Clinton dhe në krye të Rusisë ishte Yeltsin, por të një Rusie tepër të dobët të gjunjëzuar, nuk kishte bukë të hante, nuk u shpërndaheshin as rrogat njerëzve.
Kam parasysh ‘98. Po të ishte për sot SHBA nuk do të merrte ato hapa. Keni parë kur i morri Tump Vuçiç dhe Hotin si nxënës shkolle, ndër të tjera përdori një shprehje: ‘Kanë vrarë njëri-tjetrin’. Kjo do të thotë barazim i krimeve me serbëve dhe të shqiptarëve. Kjo është politika.”, – theksoi ai për Euronews Albania.
Diskutime rreth kësaj post