Veprimet e fundit të Donald Trump, ish ambasadori Agim Nesho i ka cilësuar si përpjekje propagandistike për të mbajtur të lidhur partinë Republikane.
I ftuar në studion e ABC, Nesho tha se dilema e republikanëve është do të vazhdojnë Trump-izmin, pa Trump.
“Po të shikosh pavarësisht tentativa për të mbajtur ndezur për një rikthim të Trump-izmit. Sot diskutohet Trump-izmi, pa Trump-in. Një pjesë e votuesve amerikanë, mbi 70 milion veta, ishin lënë mbrapa, të frikësuar nga idetë e ndryshimit të një bote globale, arriti që Trump të kapte këtë shtresë dhe të fitonte zgjedhjet. Ishte diçka pragmatike, për të marrë pushtetin duke u marrë e një pjesë që nuk ishte parë me kujdes. Kjo e ka çuar partinë republikane që të fragmentizohet, është në një dilemë që do të vazhdojnë Trump-izmin, pa Trump. Dje po shikoja në tv amerikane që kishte njerëz, dhe besonin se do shkonin në Uashington dhe do të merrnin pjesë në inaugurimin e Trump. Cdo gjë ka përfunduar. Biden do të jetë president”, tha Nesho.
Lidhur me debatin për rezultatin e zgjedhjeve në Georgia, ish-ambasadori tha se asgjë nuk pritet të ndryshojë. Sipas tij, çdo tentative do t’i pritet rruga pas datës 20, ku SHBA do të ketë presidentin e ri Joe Biden. Nesho tha se Trump dëmtoi partinë Republikane, duke e nxjerrë nga linja e saj e djathtë.
“Nuk pritet ndonjë ndryshimi madh i Georgia. Nuk është bastion i vjetër. Georgia është bërë një vend që ndryshon. Të dy kandidatët që janë prezantuar janë të dy biznesmenë. Jo vetëm që ka impakt e vuajnë jashtë politikës, por janë kompromentuar me politikën shumë afër Trump.
Asgjë nuk ndryshon, do të kemi konfirmimin një presidenti. Georgia u pa tre herë, të gjitha pretendimet u hodhën poshtë. Çdo tentative tjetër do ti pritet rruga pas datës 20 janar. E gjithë kjo është një lojë politike. Partia Republikane që do ë marrë një format të ri, me Trump-izmin, pa Trump. Në një farë mënyre e shkatërroi partinë Republikane. E nxori nga linja e djathtë. Ky tha prezantoj klasën punëtore. Nuk ka ideologji dhe rrymë që mbështet. Kjo e ka çuar në një konfuzion partinë Republikane”, tha Nesho.
Diskutime rreth kësaj post