Raportuesja për Shqipërinë në Bashkimin Europian, Isabel Santos, në një konferencë për shtyp ka dhënë lajmin e mirë se Shqipëria i ka përmbushur 5 kushtet që të çojnë te Konferenca e Parë Ndërqeveritare.
Gjithashtu ajo ka mbështetur edhe nismën “Ballkani i Hapur”, për të cilën tha se është për një bashkëpunim më të mirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por shtoi se ajo ishte e fokusuar vetëm te procesi i anëtarësimit në BE.
Raportuesja për Shqipërinë Isabel Santos:
–Së pari qendrimi i opozitës lidhur me vetingun?
Unë besoj që opozita do të ketë një angazhim në vijim pasi ky proces duhet të zgjatet dhe çdo aktor politik në këtë moment është të angazhuar. Do të gjendet një marrëveshje në momentin më të mirë të mundshëm. Lidhur me konferencën e parë qeveritare ju e dini që kemi një problem, Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe uroj të mbarojë sa më shpejt.
Shqipëria tashmë i ka përmbushur 5 kushtet që cojnë te Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Ne po e trajtojmë Shqipërinë si vend anëtar, po japim ndihmesën tonë jo vetëm për fatkeqsitë, por çdo ditë.
Ne bëjmë dallimet në jetën e qytetarëve shqiptarë, shumë e rëndësishme është që Konferenca e Parë është më shumë një formalitet. Ne i qendrojmë në krah Shqipërisë.
-Ballkani i Hapur është një iniciativë e një grupi shtetesh, nuk ka lidhje me procesin e integrimit në BE, nuk është çështja ime, është për bashkëpunim më të mirë për vendet e rajonit. Te procesi i anëtarësimit në BE është fokusi im dhe në asgjë tjetër.”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post