Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë një prononcim për mediat me tone të forta, ku ka lëshuar edhe akuza ndaj palëve.
E irrituar Hajdari ka folur ka deklaruar se Damian Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo u shpreh se ata ia shkelin syrin njëri-tjetrit, dhe kjo sipas saj është qershia mbi tortë.
E ndërsa iu rikthye çështjes së ndryshimit të sistemit zgjedhor, deputetja Hajdari tha se “Pas disa orësh debate, qershia mbi tortë e kësaj mbledhje ishte kur Gjiknuri foli në emër të Vasilit. Ata nuk duan ndryshimin e sistemit”.
“Dhe njëherë, këta ja shkelin syrin njëri-tjetrit. Në momentin që diskutohej për ndryshimin e sistemit zgjedhor Damian Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit, kjo ishte qershia mbi tortë. Unë jam kthyer nga Amerika vetqëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Duhet ta ndryshojmë se përndryshe kemi tre veta që ulen aty u dhe bëjnë një marrëveshje, unë për këtë do ti shkoj deri në fund. Kjo është ajo që ne duhet të themi”, – u shpreh Rudina Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post