Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ironive të britanikëve lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE dhe krahasimit që ata i bëjnë me Shqipërinë.
Në një shkrim të publikuar në revistën “The Times”, Rama thekson se vendi i tij nuk duhet të shërbejë si model për jetën jashtë BE.
Kryeministeri shton se Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk janë një model që të tregojnë matjen e Britanisë së Madhe me vetë Unionin.
“Ndoshta ne duhet të kënaqemi që Shqipëria është bërë qendër e debatit të Britanisë për Europën, por kur pash artikullin e Michael Gove i cili sugjeroi se Britania mund të braktisë partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të BE-së dhe në vend të saj të hyjë në një partneritet jo-europian me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjës, reagimi im i menjëhershëm ishte: A nuk është pak e çuditshme?!”, thekson Rama.
Ai i kujton ministrit britanik të Drejtësisë se “është krejtësisht absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë. Vendi im nuk është një model që duhet ndjekur nga Britania. Ne nuk duhet të shërbejmë si model për jetën jashtë BE-së”.
Diskutime rreth kësaj post