Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar qeverinë e vendit, ku sipas tij lajmi për arrestimet nga SPAK del më para sesa ndryshimet e posteve në ministri. Në një reagim në llogarinë e tij në Facebook, Manjani thotë se më shpejt dhe më saktë marrim vesh se kë do të arrestojë SPAK, referuar këtu urdhërit për arrestimin e ish-zv.kryeminsitrit Arben Ahmetaj.
Sipas tij, këto ngjarje njoftohen më shpejt sesa kush do të jetë ministri që shkarkohet apo emërohet në qeveri.
Reagimi i Ylli Manjanit
“Çfarë vendi!
Më shpejt dhe më saktë e marrim vesh se kë do arrestojë SPAK-u, sesa kush shkarkohet dhe emërohet ministër.”- shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post