Gazetari Bledi Mane, ka thumbuar sërish Kiarën, ku i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ish-banori i “Big Brother Vip”, tregon se kishte shumë dëshirë që të festonte ditëlindjen e tij brenda shtëpisë së “BBV 2”, por nuk mundi pasi doli para kohe.
Ai tregon se ditëlindjen e ka pasur më 8 Mars dhe dëshira e tij ishte ta festonte me banorët, pasi ishte dhe një mundësi e mirë që të mos harxhonte para.
Bledi Mane: “Kur u futa thashë do rri sa më gjatë që ta festoj ditëlindjen këtu sepse nuk do kem shpenzime”.
Erjona Rusi: Ti dole dhe hoqe dorë nga kjo dëshirë vetëm për Kiarën i bie!
Bledi Mane: “Kur dola nuk e mendova gjatë që kisha dhe ditëlindjen sepse atje brenda është tjetër trysni dhe hesapet që bën jashtë, nuk qëndrojnë”.
Erjona Rusi: Ta paska Kiara borxh një ditëlindje? Një festë për 50-vjetorin meqë nuk e festove dot brenda?
Bledi Mane: “Flitet që njerëzit që kanë konsumuar shumë alkool, kanë probleme e memorien e shkurtër. Tani ky emri që më përmende është italisht dhe nuk më kujton ndonjë gjë”.
Erjona Rusi: Nuk të kujton asnjë gjë ky emri?
Bledi Mane: “Jo! Se di ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet, por për momentin nuk më kujtohet”!
Diskutime rreth kësaj post