Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka ironizuar maxhorancën sa i takon skandalit në Onkologjik, ndërsa ai thekson se opozitës nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës. Ai tha se në burg janë njerëz të maxhorancës, dhe jo të opozitës.
“Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo të na prisni fjalën. E ke bërë modë kryetare. Po të jetë fjala për procedurë, duhet të respektohet. Po institucionet e tjera të Shqipërisë, qeverisë, a kanë një procedurë? Kush është procedura? Është parandalimi, i abuzimit, i vjedhjes, i korrupsionit. Më gjeni një rast kur është bërë një parandalim. Ma gjeni një rast të vetëm?! Sa për drejtësinë që flitet këtu, kush i ka në burg njerëzit, kunetërish, baxhanakët, apo të afërmit, juve apo ne?”, tha ai.
Nikolla: “Ça fjalimi është ky”?
Sula: “Pse s’ju pëlqen juve? Meqë drejtësinë që ka ca burra të mirë andej, që kanë qenë dhe prokurorë, ju thoni se ne s’e duam drejtësinë, por në burg i keni ju, jo neve”.
Diskutime rreth kësaj post