Ndërsa Ilir Meta heziton ende të firmosë vazhdimin e koalicionit me Edi Ramën për zgjedhjet e ardhshme, deputeti i PD-së, Astrit Patozi ironizon marrëdhënien e tyre,ndërsa Shqipërinë e krahason me testin klasik të luledeles.
“Kryesisht per shkak te Edi Rames, Shqiperia sot me ngjason me ate testin klasik te luledeles, “me do, s’me do”. Ku petalet i keput Ilir Meta dhe gjithe te tjeret mbajne frymen, se cfare do teproje per ta ne goditjen e fundit. Me argeton shume kjo loje, sinqerisht, kur perfytyroj suspancen e paleve te interesuara, se si u ndryshon adrenalina nga dita e qametit, qe ata mendojne se po afrohet. Por me dhimbset po kaq shume atdheu, qe ka mberritur ne kete pike…”, shkruan Patozi.
Lapsi.al raportoi më herët se sipas Kodit Zgjedhor, PS dhe LSI kanë afat deri nesër në mbrëmje për t’u regjistruar si koalicion për zgjedhjet e 18 qershorit. Nesër ka tre mundësi: Ose PS-LSI, vendosin koalicionin dhe regjistrohen së bashku sipas ligjit. Ose LSI nuk pranon dhe PS regjistrohet me gjithë aleatët e tjerë sipas afateve.
Por kjo gjë të do linte jashtë aleancës njëherë e përgjithmonë partinë e Metës. Ose version i tretë që Rama e çmon Ilir Metën më të rëndësishëm sesa ligji dhe ai vendosë ta presë atë duke mos e regjistruar as ai koalicionin e majtë. Kjo rrugë e tretë do të ishte një kopmpromis në kurriz të kodit dhe do të qe hapi i dytë drejt shkatërrimit të zgjedhjeve pas atij të mosregjistrimit në 9 prill.
Diskutime rreth kësaj post