Kreu i PDK, Nard Ndoka, e ka komentuar me sarkazëm, takimin e kryeministrit Edi Rama me Matthew Palmer, Zv.ndihmës Sekretarin Amerikan, që ka ardhur në Shqipëri për krizën politike. ‘Ndërsa Palmer….zarfin për Biberajn”, shkruan ndër të tjera Ndoka, duke goditur në atë pikën e njohur të Ramës, blerjen e kundërshtarëve të vet.
“Takimi zgjati 92 minuta, – shkroi Ndoka në Fb. – 58 minuta i foli mbi letrën e Elezit; 3 minuta e pyeti per shëndetin, 16 minuta e prezantoi me stafin që e priti; në fund të takimit shkëmbyen zarfat. Rama mori propozimet për krizën, ndërsa Palmer zarfin per Biberaj!” dhe e ka përfunduar me fjalët “shihemi më 13 prill!”
Diskutime rreth kësaj post