Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela, i ka shprehur ngushëllimet familjes së Florind Belliu, i cili vendosi t’i jeptje fund jetën në mënyrë tragjike.
35-vjeçari shqiptar hodhi nga dritarja e katit të gjashtë partneren 28-vjeçare, Ornela dhe më pas u hodh dhe vetë.
Ngjarja ndodhi në New York ku çifti jetonte prej kohësh dhe kishin dy fëmijë të mitur.
Çela në një postim në Instagram, shfaqet i pikëlluar dhe shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë kujtimet që ka me 35-vjeçarin, i cili kishte pasion aktrimin.
Çela: “Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty . Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjith ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira”, shkruan aktori.
Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëlluesve dhe të miqve në rrjete sociale, të cilët i kishin dedikuar fjalë rrëqethëse të riut.
Nuk dihet ende arsyeja që çoi 35-vjeçarin të ndërmerrte këtë akt kaq ekstrem, duke lënë pas familjarët dhe fëmijët e tij të mitur.
Diskutime rreth kësaj post