Ashtu siç edhe kishte premtuar gjatë fushatës elektorale, presidenti i SHBA Donald Trump ka marrë vendimin për tërheqjen nga marrëveshja nukleare me Iranin, që është cilësuar si marrëveshja më e keqe që ka nënshkruar ndonjëherë vendi i tij.
Vendimin ai e konfirmoi në një dalje për mediat.
“Teherani do të ketë probleme më të mëdha seç ka pasur ndonjëherë” ka deklaruar Trump, duke paralajmëruar rikthimin e sanskioneve tashmë ndaj këtij vendi.
Trump e quajti marrëveshjen një “strukturë të prishur dhe të kalbur, të dëmtuar në thelbin e saj”.
“Ndaj, unë po njoftoj sot se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Veprimi i sotëm është një mesazh i qartë, SHBA nuk bën më kërcënime të zbrazëta. Kur bëj premtime, i mbaj”, tha Trump.
Diskutime rreth kësaj post